Nis seanca në GJKKO për Gjokën, Brajoviçin dhe Prekën, avokatët kërkojnë shtyrjen e procesit

Nis seanca në GJKKO për Gjokën, Brajoviçin dhe Prekën, avokatët kërkojnë shtyrjen e procesit

Nis seanca ndaj tre të akuzuarve Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic dhe Edmond Preka. Nga relatimi i GJKKO rezulton se Pëllumb Gjoka ka lëshuar deklaratë nga burgu i Peqinit dhe kërkon të përfaqësohet nga avokatët Gurali Brahimllari dhe Ylli Manjani. Ky i fundit ka dërguar një mesazh duke thënë që ka një seancë tjetër. I akuzuari Behar Brajoviç ka dërguar gjithashtu deklaratë dhe kërkon të përfaqësohet nga avokati Elton Hyseni. Për Edmond Prekën është i pranishëm avokati i tij Isuf Shehu, ndërkohë që mungon avokati tjetër Gjykata ka njoftuar edhe palët e dëmtuara nga të akuzuarit që nuk janë të pranishëm. Prokurorët e SPAK thonë që jemi dakord që procesi të zhvillohet në mungesë të tre të pandehurve, përderisa interesat  e tyre përfaqësohen nga avokatët e...