Ceremonia e bluzave të bardha, ministrja Sala: 459 studentë të rinj nisin ëndrrën e tyre

Ceremonia e bluzave të bardha, ministrja Sala: 459 studentë të rinj nisin ëndrrën e tyre

34 vjet pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala ëshë rikthyer në auditoret e fakultetit. Por, këtë herë për t’i uruar vitin e ri akademik 459 studentëve që zgjodhën të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme. Në “Ceremoninë e Bluzave të Bardha”, organizuar me pedagogë dhe studentë të vitit të parë, në Fakultetin e Mjekësisë, ministrja Sala u ndal në politikat e ndjekura për realizimitn e një prej prioriteteve kryesore të sistemit të shëndetësisë në vend, atë të ndalimit të largimit të mjekëve. “Në fakt 30 e ca vite më parë ishin 150 kuota në mjekësi, pastaj gradualisht është rritur në 350 kuota dhe aktualisht janë 500 kuota pranimi për studentët e mjekësisë. Për herë të parë ka nisur...