Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare, “arrest në shtëpi” për dentistin dhe vajzën e tij

Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare, “arrest në shtëpi” për dentistin dhe vajzën e tij

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin më 5 tetor të 2023-it, pas vdekjes së një 3-vjeçari gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale për rregullimin e dhëmbëve. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij (po ashtu mjeke), njofton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Ata dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” dhe mashtrim. E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për një vajzë tjetër, shtetasja M.G. Ngjarja u zbardh pas mbërritjes së ekspertizës mjeko-ligjore nga Italia. Si ndodhi ngjarja tragjikeDyshohet se se fëmijës i është injektuar një dozë e lartë narkoze në klinikën dentare, ndërsa prindërit e tij e denoncuan menjëherë rastin. Sipas asaj raportohej asokohe, mësohet se pasi mjeku i ka bërë grafinë, u...