Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bota e artit në zi! Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur britanike
Shkrimtarja e famshme britanike Dame Jilly Cooper ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare pas një rrëzimi, konfirmuan familja dhe botuesi i saj. Cooper, e njohur për romanet e saj sensuale që përshkruanin jetën dhe skandalet e klasës së pasur rurale, ka shitur mbi 11 milion kopje të veprave të saj vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Fëmijët e saj, Felix dhe Emily, thanë: “Nëna jonë ishte drita e shndritshme në jetët tona. Dashuria e saj për familjen dhe miqtë nuk kishte kufij. Humbja e saj është një shok i madh. Jemi shumë krenarë për gjithçka që arriti dhe nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen dhe të qeshurat e saj të çiltër.” Jilly Cooper, e njohur si “Mbretëresha e bonkbuster-ave”, publikoi librin e saj të parë How...