Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Një hall…’/ Xhixho, ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve: Trafiku i çmendur në Tiranë, nuk japin zgjidhje
                            Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një videoje të publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social denoncon situatën e rënduar të qarkullimit rrugor në Tiranë. Në komentin bashkëngjitur videos në fjalë, Xhixho thotë se ky është një nga hallet e përditshme të qytetarëve shqiptarëve, i cili nuk merr zgjidhje prej kohësh tashmë. “Trafiku i çmendur në Tiranë – një hall i përditshëm për qytetarët”, shkruan deputetja Erisa Xhoxho në komentin bashkëngjitur videos.