UNICEF: 85 milionë fëmijë në botë nuk ndjekin shkollën

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), mësuesit janë në zemër të arsimit cilësor, por sektori vazhdon të përballet me nënfinancim dhe me numër gjithnjë e më të ulët nxënësish.Në një raport të vitit 2024, organizata njoftoi se vetëm 31% e vendeve në botë kishin sisteme efektive për zhvillimin profesional të mësuesve, shumë më pak se objektivi prej 64%.Në shkallë globale, numri i fëmijëve dhe të rinjve jashtë sistemit shkollor (Oosc – Out of School Children) ka qëndruar në rreth 265 milionë për një dekadë, por vlerësimet më të fundit tregojnë një rritje në 272 milionë në vitin 2023.Sipas UNICEF, Ndihma Zyrtare për Zhvillim (ODA) për arsimin do të bjerë me 3.2 miliardë dollarë amerikanë, një rënie prej 24% krahasuar me vitin 2023. Kjo ulje pritet të sjellë një rritje të mëtejshme të numrit të fëmijëve që nuk ndjekin shkollën, duke e çuar atë në 278 milionë.85 milionë fëmijë nuk ndjekin fare shkollënUNICEF vlerëson se 234 milionë fëmijë kanë nevojë për mbështetje për të pasur akses në arsim cilësor, një rritje prej 35 milionësh në tre vitet e fundit.Nga këta, 85 milionë fëmijë nuk ndjekin shkollën fare: 52% janë vajza, 17% janë refugjatë ose të zhvendosur brenda vendit, dhe mbi 20% janë fëmijë me aftësi të kufizuara.Situata në Gaza paraqitet veçanërisht dramatike: që nga korriku i vitit 2025, rreth 1,466,000 fëmijë po përballen me vështirësi të mëdha për të ndjekur arsimin. Deri në qershor 2025, 588 ndërtesa arsimore ishin prekur nga konflikti, nga të cilat 538 në Rripin e Gazës (95.4 për qind) dhe 50 të tjera në Bregun Perëndimor.Në Sudan, mbi 17 milionë nga 19 milionë fëmijë të moshës shkollore janë jashtë shkollës. Ndërkohë në Haiti, dhuna në rritje nga bandat dhe trazirat civile kanë lënë më shumë se 1.4 milionë fëmijë në nevojë urgjente për mbështetje arsimore.“Investimi në mësues do të thotë investim në të ardhmen”, deklaron UNICEF, duke theksuar përkushtimin e tij për të siguruar që çdo mësues të ketë mbështetjen e nevojshme, çdo klasë të jetë gjithëpërfshirëse dhe çdo fëmijë, kudo në botë, të ketë mundësinë të mësojë.“Me rastin e kësaj dite, duam të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë mësuesit që, me guxim dhe përkushtim, vazhdojnë të udhëheqin fëmijët në rrugën e dijes, edhe në kushtet më të vështira”, deklaroi Nicola Graziano, President i UNICEF në Itali.“Është jetike që qeveritë dhe komuniteti ndërkombëtar të investojnë me urgjencë në arsim, në mënyrë që çdo fëmijë, kudo që të jetë, të mund të ketë një mësues pranë vetes.” / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.