Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Eliminohet shqiptari në Kolumbi/ Drogë nga Amerika Latine, në atentat u plagos dhe shoqëruesja e tij, autori tentoi…
Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një atentati të ndodhur këtë të diel pasdite në Kolumbi. Sipas raportimeve të mediave kolumbiane bëhet me dije se viktima është identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane. Mësohet se vrasësi me pagesë është arrestuar ndërkohë që po arratisej nga vendngjarja me një motor, ndërsa me vete iu gjet edhe arma e krimit. Nga atentati ka mbetur e plagosur edhe një grua e cila ishte me Tushin në momentin që u qëllua. Hetimet tregojnë se rrjetet shqiptare kanë një rol kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike. Sipas mediave vendase, këto grupe kriminale ballkanike kanë dërguar emisarë në...