Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ekzekutohet një shqiptar në Medelin të Kolumbisë, mediat zbulojnë emrin: Shoqëruesja mbeti e plagosur! Dyshohet se…
Një shtetas shqiptar është ekzekutuar në Medelin të Kolumbisë. Mediat vendase raportojnë se Artur Tushi , i dyshuar si narkotrafikant shqiptar u vra në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado dhe autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia. Sekretari i Sigurisë së qytetit, Manuel Villa Mejía, informoi se viktima ishte një burrë që kishte dokumente ekuadoriane, por është me kombësi shqiptare. Gjatë atentatit, një grua që shoqëronte 44-vjeçarin shqiptar mbeti e plagosur. Ai gjithashtu bëri të ditur se autori i dyshuar i vrasjes, i cili lëvizte me motor, u arrestua në komunën Bello, në veri të luginës Aburrá. Motori dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye vrasja u sekuestruan. “Motivet dhe detajet e rastit janë duke u hetuar...