Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump autorizon angazhimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago
Presidenti amerikan, Donald Trump ka autorizuar angazhimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago për të adresuar atë që e ka quajtur krim jashtë kontrollit. Ky vendim është marrë disa orë pasi autoritetet e imigrimit kanë deklaruar se janë përballur me protestuesit në qytetin e udhëhequr nga demokratët, dhe kanë shtënë me armë ndaj një gruaje të armatosur, pasi ajo dhe të tjerë i kanë nisur makinat drejt makinave të zyrtarëve policorë. Liderët shtetërorë dhe ata lokalë i kanë kritikuar që disa ditë planet e Trumpit për të angazhuar Gardën dhe e kanë quajtur vendimin abuzim me pushtetin. Guvernatori i Illinoisit, JB Pritzker ka thënë se Trump po “tenton të prodhojë një krizë”. Ky njoftim ka ardhur teksa një gjyqtar federal në Portland, Oregon...