VIDEO – Makina përplas motomjetin, humb tragjikisht jetën në spital 75- vjeçari i përfshirë në aksident

VIDEO – Makina përplas motomjetin, humb tragjikisht jetën në spital 75- vjeçari i përfshirë në aksident

Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Viktor Kola dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Viktor Kola, 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.  Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!