Pas 16 vitesh në Parlament, Tsipras lë SYRIZA-n! Nis lëvizjen e re politike

Pas 16 vitesh në Parlament, Tsipras lë SYRIZA-n! Nis lëvizjen e re politike

Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i deputetit, pas 16 vitesh në Parlamentin grek. Tsipras theksoi se po largohet nga grupi parlamentar i SYRIZA-s, por nuk tërhiqet nga politika. Lajmi u bë publik përmes një video-mesazhi, ku ai paralajmëroi gjithashtu themelimin e një partie të re politike. Sipas tij, ky ishte një vendim “i ndërgjegjes” që lidhet me dëshirën për t’u rikthyer në veprimin shoqëror, larg posteve dhe mekanizmave partiakë. “Dorëheqja ime nuk është fundi i rrugëtimit, por një fillim i ri. Së shpejti do të udhëtojmë përsëri së bashku drejt deteve më të bukura”, u shpreh Tsipras, duke lënë të kuptohet për një lëvizje të re politike që pritet të nisë së shpejti.