Mali i shenjtë, në të cilin askush nuk mund të ngjitet

Mali i shenjtë, në të cilin askush nuk mund të ngjitet

Një numër i konsiderueshëm turistësh, vizitojnë në Nepal disa prej maleve më të larta në botë. Një sërë malesh përfshihen në turin e këtyre vizitorëve, ndër to Everesti, si dhe 7 male të tjera me lartësi mbi 8000 metra. Megjithatë, në këtë vend gjendet një mal, i cili ndonëse nuk shquhet për lartësinë e tij, është i ndaluar të vizitohet, e sidomos të ngjitet prej alpinistëve.  Machhapuchhare është një mal me lartësi 6993m në vargun Annapurna të Nepalit Qendror, larg majave të tjera të larta. I dalluar për bukurinë e tij unike, me kreshta të thepisura, turistët janë gjithmonë të joshur ta vizitojnë këtë vend, për të përjetuar një nga lindjet apo perëndimet më të bukura të diellit. Gjithsesi, ata janë të lejuar të realizojnë...