“Shifër qesharake dhe tallje”/ Eksperti: Me indeksimin e pensioneve, të moshuarve iu shtua vetëm 10 gramë djathë

“Shifër qesharake dhe tallje”/ Eksperti: Me indeksimin e pensioneve, të moshuarve iu shtua vetëm 10 gramë djathë

Ekspoerti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili foli në lidhje me indeksimin e pensioneve, të ndodhur në datën 1 tetor. Ai e ka quajtur masën pre 2.5 për qind të indeksimit si një shifër qesharake dhe një tallje me moshën e tretë. Hoxha deklaroi se indeksimi ishte një detyrim ligjor i qeverisë për të reflektuar inflacionin, por rritja reale është minimale dhe larg nevojave të pensionistëve. Sipas tij, kjo është një tjetër shenjë se programi i këtij mandati qeverisës nuk ka asgjë konkrete për të moshuarit, duke lënë të kuptohet se pensionistët po injorohen sistematikisht nga politikat sociale. “Indeksimi i pensioneve ishte i pritshëm pasi është detyrim ligjor për qeverinë që të bëjë indeksimin në lidhje me inflacionit. Rritja është simbolike, me një llogaritje që...