Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasje, eksploziv dhe vjedhje, SPAK mbyll hetimet për Laert Haxhiun dhe grupin e tij, zbardhen 14 ngjarje kriminale
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet ndaj Laert Haxhiut dhe grupit të tij të strukturuar kriminal dhe ka dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme. Sipas SPAK, Haxhiu Kristi Bixheku dhe Artan Tafani akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje. Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal e nisi kryerjen e akteve kriminale në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij, Klodian Haxhiut, dhe pas arrestimit të dy miqve të tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili. Grupi i tij ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave që konsideroheshin si anëtarë të grupit kriminal kundërshtar, i cili në...