Kosova ka nevojë për një frymë kombëtare me rrënjë europiane që nuk koketon me ideologjitë fetare

Kosova ka nevojë për një frymë kombëtare me rrënjë europiane që nuk koketon me ideologjitë fetare

Nga Gjon Keka Secili pushtetar që deri më sot ka koketuar me ideologjitë fetare e në veçanti me ideologjinë islamike në Kosovë ka dështuar jo vetëm në aspektin e ndërtimit të një shoqërie të lirë, demokratike dhe europiane,por edhe në rrugën e procesit të integrimit në familjen europiane. Secili pushtetar që ka mbajt afër vetes apo ka shfaqur preferenca të ndonjë nga fetë në Kosovë e sidomos ideologjisë fetare islamike i ka bërë vetëvrasje politike jo vetëm partisë apo lëvizjes së tij,vetes si politikan e pushtetar ,por edhe vetëvrasje të vetë shtetit e kombit. Duke ditur se Kosova si shtet është ndërtuar mbi themele laike, po ashtu populli i Kosovës është rrënjësisht europian për nga rrënjët e tij historike dhe kulturore ,pra i takon civilizimit...