Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Një penallti e humbur dhe asnjë fitues në Torino, barazimi mes Juventusit dhe Milanit rihap garën për titull në Itali mes 5 skuadrave
Në “Allianz Stadium” u zhvillua një superpërballje pa fitues. Juventus dhe Milan u ndanë në paqe me rezultatin 0-0 në sfidën e javës së gjashtë të Serie A, një duel i luftuar deri në fund, por pa gola. Kuqezinjtë patën mundësinë më të mirë të takimit në minutën e 53-të, kur Christian Pulisic humbi një penallti, duke mos arritur të thyejë murin bardhezi. Ndeshja u karakterizua nga intensiteti, duelet fizike dhe kujdesi maksimal në mbrojtje nga të dyja skuadrat. Me këtë barazim, Milani ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe qëndron në vendin e tretë, ndërsa Juventusi mbetet menjëherë pas tyre me 12 pikë. Napoli dhe Roma kryesojnë me nga 15 pikë, ndërsa Interi 12, çka e bën garën për kreun jashtëzakonisht të hapur. Barazimi...