Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Niveli më i lartë historik! Shqipëria me 7 mld euro rezerva valutore, por euro vijon rënien
Blerjet e detyruara të valutës, edhe mbi planin me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit, si dhe eurobondi i marrë në fillim të këtij viti, e kanë çuar rezervën valutore në nivelin më të lartë historik. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, për herë të parë rezerva valutore kalojë vlerën 7 miliardë euro, duke u rritur me 1.2 miliardë euro në krahasim me gushtin e vitit 2024. Pjesa dërrmuese e saj janë letra me vlerë, prej 5.3 miliardë euro, pjesa tjetër janë depozita e monedha, si dhe 317 milionë euro shufra ari. Ndërsa brenda një dekade, rezerva është më shumë se 3-fishuar, pasi në 2015-ën vlera e saj ishte vetëm 2.8 miliardë euro. Kjo rezervë aktivizohet në ditë të këqija, për të shlyer borxhin në...