Ditën e djeshme, në qendër të qytetit Tepelenë u vendos busti i Tafil Buzit (1792–1844), një nga figurat më të shquara të rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane. I njohur si udhëheqës i kryengritjeve të viteve 1833–1835, ai udhëhoqi grupe luftëtarësh nga Tepelena, Vlora, Mallakastra, Berati, Skrapari e Çamëria, duke u bërë simbol i guximit dhe qëndresës shqiptare.Tafil Buzi u lind në vitin 1792, në fshatin Buz të Tepelenës, sot Bashkia Memaliaj. Vdiq në rrethana të paqarta në vitin 1844. Sa i takon këtij aktivititeti ka reaguar dje në rrjetet sociale edhe avokati i njohur, Idajet Beqiri, i cili ka qenë prezent.
Ja reagimi i z. Beqiri:
Sot, në 4 tetor 2025, në qytetin e Tepelenës, isha i ftuar në zhvillimin e ceremonisë së përurimit të Shtatores së Kapedanit Tafil Buzi “Nder i Kombit”, një figurë e shquar e historisë sonë kombëtare, simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë.Kjo veprimtari u organizua nga Bashkia Tepelenë, në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Kulturore “Tafil Buzi” dhe Bashkinë Memaliaj, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete akademike, deputetë, ish-deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor e qendror, klerikë, drejtues të disa shoqatave atdhetare të vendit dhe qytetarë të shumtë nga Tepelena dhe Memaliaj, të cilët nderuan kujtimin e Kapedanit me mirënjohje Tafil Buzi.
Tepelena nderon Kapedan Tafil Buzin, udhëheqësin e kryengritjeve antiosmane, avokat Idajet Beqiri zbardh detajet nga..
