“O budalli i xhaxhit, vendos maskë”, Astrit Avdylaj udhëzime nipit nga SkyECC: Gjuaj në bark, të mbarojmë punët tona

Në dosjen e SPAK për vrasjen e Edmir Bregut zbulohen edhe bisedat që bënin mes tyre anëtarët e grupit të Astrit Avdylajve. Ky i fundit, në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale. Kujdes mos u ekspozo, i thotë nipit, duke i thënë që kudo që shkon të mbajë në kokë maska.
“Co bën e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Lenti ka bet. Knej. Osht. Jam dush. Me goj. Se ka shiet. Po. Meru me lacen. Mos të dall emri Olit. Jo me Olin. Kupto. Me ngjo ka ka nji her. Me lacen. Dhe duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj për asgjë.
Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bëj. Me durrsakët. Pe me men, Bleri lentit, Në kok. Maskën në kok kudo që të shkosh. Dorezat. Mos hec shum, pes metra. Kupto, kur të dalesh për pun me skafanta. Gjuj në bark. Foi me Lacen për plazhin. Shpin ja din. Kshu që mos e von”, i shkruan Avdylaj nipit.
Në datën 11 korrik 2020, Elidon Avdyli bisedon me Astrit Balliun i cili e porosit që të bëjë kujdes, mos të vrasë njerëz kot, të mos ekspozohet dhe të bëjë gjuajtje fatale.
“Ca u ba. Për Lentin. Spo kuptoj Asgjë rumi ka njerz kupto. Kshu që të jemi të zgjuar. Mos të vresësh njerëz kot. Per mendimin tim. Ok me terezi. Doli. Jepni drejtim. Të jeni të sigurt. Kaq. Lekt tern. Mos hëj zhurm. Vepro. Dhe qet. A me ngjo. Mua. Ok. Mos u ekspozo. Dhe gjuajtje fatle. Duet kujdes. Thuj rumit. Kujdes. Kur ti gjumi. Ke poja. Asgjë so kuptoj. Ca poja. Ca po thu. Pse nuk shkoni me poken. Kujdes Me goj. Poja nuk osht i keq…”, i shkruan Astrit Avdylaj- Aldo Avdylajt.
Më tej, ai i thotë që qëllimi i tyre është të mbarojnë punët dhe të vrasin “Malokun”, pseudonim me të cilin i referohen Edmir Bregut të vrarë në 2021, me urdhër të vetë Astrit Avdylajt.
“Co po ben…si je..ti… Kupto ajo…se me cmen… Me muhabet…të folime… Shiko hallën fat… Se aty nuk po shikoj gjë un vec plane….ngjove.. ajo… ne duet të ishim ke punët tona… Jo ke premtimet…. Të bëjm punët tona… Malokun… Plazh… Kto jan pun tona… Me ngio mua… Kur tna pugen Gjërat… Me kto tjert”, i shkruan Avdylaj-nipit.(Shqiptarja.com)