Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama në çdo karrige të qeverisë”, Berisha godet me ironi përmes një fotoje AI: Edi në rolin e çdo ministri
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar sot kryeministrin Edi Rama nëpërmjet një fotografie të realizuar me inteligjencë artificiale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka postuar një foto, në të cilën Rama shfaqet në krye të tryezës së kabinetit si kryeministër dhe i klonuar edhe në postet e tjera të ministrave. Në foto duket edhe një tjetërsim i kornizës ku qëndron Ismail Qemali, ku po ashtu shfaqet Rama. Berisha shprehet kështu me nota ironie se Rama ka marrë të gjitha pushtetet dhe shkruan se kjo foto flet vetë.