Prezantohet monedha e re 1 dollarëshe, Trump shfaqet me grushtin lart dhe moton: LUFTO, LUFTO, LUFTO!

Prezantohet monedha e re 1 dollarëshe, Trump shfaqet me grushtin lart dhe moton: LUFTO, LUFTO, LUFTO!

Departamenti Amerikan i Thesarit po shqyrton mundësinë e prodhimit të një monedhe të re 1-dollarëshe me imazhin e ish-presidentit Donald Trump, për të përkujtuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që do të festohet vitin e ardhshëm. Drafti i dizajnit, i mbikëqyrur nga Thesari i SHBA-ve, Brandon Beach, paraqet profilin e Trump-it në njërën anë të monedhës, ndërsa në anën tjetër ai shfaqet me grushtin e ngritur përpara flamurit amerikan, së bashku me sloganin “LUFTO, LUFTO, LUFTO”, frazë që Trump e ka thënë pas atentatit të dështuar ndaj tij gjatë një tubimi në Pensilvani. Brandon Beach publikoi në rrjetin X (ish-Twitter) imazhet e para të projektit, duke shtuar se “pret me padurim të ndajë më shumë së shpejti, sapo të përfundojë mbyllja e qeverisë...