Samiti Brdo-Brijuni/ Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nesër në Golem! Zbardhet axhenda e takimit

Samiti Brdo-Brijuni/ Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nesër në Golem! Zbardhet axhenda e takimit

Shqipëria është mikpritësja e radhës e Samitit dyditor të Procesit të Brdo-Brijunit, i cili do të zhvillohet në datat 5 dhe 6 tetor 2025 në Golem, nën kujdesin e presidentit, Bajram Begaj. Samiti mbledh në Tiranë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të dy shteteve themeluese të këtij procesi, Kroacisë dhe Sllovenisë, me synimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, për të përshpejtuar integrimin europian të rajonit dhe për të adresuar sfida të përbashkëta. Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë. Samiti do të përfshijë një seancë plenare dhe një konferencë të përbashkët për shtyp mes Presidentit Begaj...