FOTO / Gjashtë destinacione evropiane për pushime vjeshte

FOTO / Gjashtë destinacione evropiane për pushime vjeshte

1. Athina, Greqi – Diell, det dhe histori Athina ofron një kombinim unik që pak qytete evropiane mund të ofrojnë: më shumë se 60 kilometra vijë bregdetare të mbushur me plazhe që edhe ishujt grekë do t’i kishin zili. Në muajt e vjeshtës, rivierën athinase e mbulon një atmosferë e qetë, ideale për ata që kërkojnë një zgjatje të verës me një zhytje në ujërat e ngrohta të Vouliagmenit. Pas një dite plazhi, mund të ndaleni për drekë në Sardelaki, një tavernë tradicionale me pamje mahnitëse dhe ushqim mesdhetar. Athina, gjithashtu, ofron kënaqësi për këmbësorët në kodrat e saj historike si Kodrat e Muzave dhe Nimfave, të cilat janë perfekte për eksplorime në ajër të pastër. Për akomodim, lagjja Plaka është ideale. Hotel Adrian ofron dhoma me pamje nga Akropoli...