Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bilanci i dëmeve nga zjarret në Delvinë, 9.5 miliardë lekë. Më e prekura, bujqësia!
Pas situatës së vështirë me zjarret gjatë muajve korrik dhe gusht, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në Bashkinë e Delvinës, kryesisht në bujqësi dhe në banesa, bashkia ngriti menjëherë katër grupe konstatimi për të evidentuar situatën. Tashmë është mbledhur grupi i vlerësimit të dëmeve, i cili ka arritur në një vlerësim paraprak prej afërsisht 9.5 miliardë lekësh. “Kemi mbaruar procesin e konstatimit të dëmit të shkaktuar nga zjarret në Bashkinë e Delvinës dhe është ngritur grupi i vlerësimit të dëmeve. Sipas vlerësimit paraprak dëmi shkon në rreth 9.5 miliardë lekë”, u shpreh Anefi Braho, Përgjegjës i Emergjencave Civile në Delvinë Menjëherë pas vlerësimit të saktë të dëmeve, pritet që qeveria t’u vijë në ndihmë banorëve që pësuan dëme, duke garantuar mbështetje për rimëkëmbjen e...