Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Negociatat për fundin e luftës, Jared Kushner dhe Steve Witkoff mbërrijnë në Egjipt. Sot skadon ultimatumi i Trump
Dhëndri i Trump, së bashku me një tjetër negociator të lartë amerikan, kanë mbërritur në Egjipt për të vijuar negociatat disa orë përpara afatit të fundit që Trump i ka vendosur Hamasit. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan po dërgonte të dërguarit e tij, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, në Katar këtë të shtunë, për të finalizuar detajet teknike të lirimit të pengjeve dhe për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi të qëndrueshme. Egjipti do të presë gjithashtu delegacione nga Izraeli dhe Hamasi të hënën, për të diskutuar shkëmbimin e propozuar të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë, tha ministria e Jashtme e vendit. Më herët, presidenti amerikan Donald Trump tha se marrëveshja ishte shumë afër për t’u arritur, ndërsa kishte paralajmëruar...