Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Robbie Williams anulon koncertin në Turqi për shkak të frikës nga terrorizmi
Robbie Williams është detyruar të anulojë koncertin e tij të planifikuar në Stamboll, për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe frikës nga sulmet terroriste. Këngëtari britanik, 51 vjeç, njoftoi përmes një postimi në Instagram se anulimi i performancës së fundit të turneut “Britpop” ishte përtej kontrollit të tij dhe stafit organizator. “Autoritetet e qytetit e kanë anuluar shfaqjen në interes të sigurisë publike,” shkroi Williams, duke shtuar se “gjëja e fundit që do të doja është të rrezikoja jetën e fansave të mi. Siguria e tyre është prioriteti im.” Koncerti duhej të mbahej më 7 tetor në Atakoy Marina, në të njëjtën datë me përvjetorin e dytë të sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, një moment i ndjeshëm për rajonin. Mediet turke raportojnë se vendimi lidhet...