Ish-ylli i NFL, Mark Sanchez, plagoset dhe arrestohet pas incidentit me thikë

Ish-ylli i NFL, Mark Sanchez, plagoset dhe arrestohet pas incidentit me thikë

Ish-ylli i NFL, Mark Sanchez, është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në Indianapolis, ku ai vetë ka mbetur i plagosur me thikë. Sipas njoftimit të Policisë Metropolitane të Indianapolis (IMPD), të shtunën, më 4 tetor, 38-vjeçari u arrestua në një spital lokal dhe akuzohet për tre kundërvajtje: dhunë me dëmtim, hyrje të paligjshme në një automjet dhe dehje në publik. Ai ndodhet ende në spital dhe nuk është transferuar në burg. Në deklaratën e saj, IMPD theksoi se “të gjitha palët e përfshira janë identifikuar dhe nuk po kërkohen individë të tjerë. Zyra e Prokurorit të Qarkut Marion do të marrë vendimin përfundimtar për akuzat. Një arrestim është vetëm një akuzë dhe Sanchez duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia të vërtetohet nga gjykata”....