Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nga korridoret e Operës te sfida për Bashkinë e Tiranës”/ Manastirliu rrëfen rrugëtimin personal ‘përballë’ Ramës
Kryeministri Edi Rama ka çelur sezonin e pestë të podcast-it të tij “Flasim”, me një episod të parë që sjell një bisedë ndryshe më personale dhe reflektuese. E ftuara e tij është Ogerta Manastirliu, kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës. Në këtë intervistë, Manastirliu ndau rrëfime nga jeta e saj personale, duke u ndalur te fëmijëria, familja dhe ndikimet që kanë formësuar karakterin e saj. E lindur dhe rritur në Tiranë, në një familje të thjeshtë por me vlera të forta, ajo kujtoi nënën, një valltare në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, dhe babanë, ushtarak. “Në shtëpinë tonë mbizotëronte harmonia”, tha Manastirliu, duke përshkruar një rini të kaluar mes gjysheve, dajave e hallave, një rreth familjar i...