Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një automatik dhe…/ 30-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Shkodrës, dyshohet se…
Një 30-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia bën me dije se dyshimet janë që i riu është vetëplagosur me armë zjarri. Ndërkohë bëhet me dije se në vendngjarje është gjetur dhe arma e tipit automatik. Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik). Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.