Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rita Ora zbulon sekretin e fillimeve të saj: motra si “dublante” në intervista
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar një detaj gazmor nga fillimet e karrierës së saj gjatë një interviste për BBC Radio 2. Artistja foli për këngën e saj më të fundit, “All Natural”, e cila është pritur ngrohtë nga publiku dhe kritika, por edhe për një episod interesant nga vitet e para të famës. Gazetari e pyeti nëse është e vërtetë që në periudha me shumë angazhime, Rita kishte përdorur motrën e saj, Elena, si “doppelganger” për të dhënë disa intervista në telefon. Zërat e tyre janë pothuajse identikë, gjë që e bëri këtë strategji të mundshme. Me të qeshur, Rita pranoi historinë: “Po, është e vërtetë. Elena është motra ime, e njeh mirë çdo detaj për mua, kështu që i thoja:...