Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kundërshtojnë prishjen e bizneseve, banorët e fshatrave në Vlorë: Do të mbrojmë pronat tona, duan t’ia japin oligarkëve
Banorët e fshatrave Tragjas, Orikum, Dukat dhe Radhimë në Vlorë janë ngritur kundër aksioneve të IKMT-së, të cilat, sipas tyre, synojnë prishjen e bizneseve vendase për t’u hapur rrugë projekteve turistike që favorizojnë oligarkë të lidhur me qeverinë. Ata u mbledhën në një takim të përbashkët, të cilin e quajtën “Kuvendi Komunitar i Krahinës”, me qëllim kundërshtimin e prishjeve të bizneseve të tyre nga ana e IKMT-së. Sipas organizatorëve, pas këtij aksioni qëndron një plan i qeverisë për t’i kaluar pronat e banorëve në duart e disa oligarkëve, përmes projekteve turistike. “IKMT-në do ta thyejmë. Nëse duhet, edhe me përplasje fizike! Ky është vetëm fillimi,” – deklaroi organizatori i takimit, Edvioll Kulluri, ndërsa ftoi banorët të bashkohen në peticione dhe kallëzime penale, por edhe në...