Goditën efektivin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Goditën efektivin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj janë arrestuan në flagrancë, pasi në orët e para të mëngjesit të së shtunës kanë goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie. Këta të rinj, teksa  janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, të rinjtë kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.