Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

Kapitali Dy udhëzime tinëzare të ministrit të Financave, Petrit Malaj, dhe ish ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të firmosur fshehtas dhe pa bujë në Korrik, u kanë bërë shqiptarëve një peshqesh të hidhur; barazimin e tarifave të shërbimit përmbarimor shtetëror me ato të privatit. Dy udhëzimet dolën në dritë një ditë më parë, kur u botuan në Fletoren Zyrtare. I pari ndryshon tarifat fikse, ndërsa i dyti tarifat e “suksesit” që përmbaruesit e shtetit duhet t’u ngarkojnë kreditorëve për shërbimet e tyre. Në pamje të parë dy udhëzimet duken si akte normale. Por kur i sheh më mirë, edhe rreshtat e udhëzimeve edhe shifrat e tyre, ata thonë shumë: të dy udhëzimet janë identike me ato që qeveria “Rama” me ministrat Gjonaj dhe Ahmetaj miratoi...