Raporti i KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë, ilaçe të skaduara dhe me data të ndryshme nga sistemi

Raporti i KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë, ilaçe të skaduara dhe me data të ndryshme nga sistemi

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah një situatë alarmante në trajtimin e pacientëve me tumor në Shqipëri, ku thuajse gjysma e barnave të autorizuara për këtë sëmundje nuk janë importuar asnjëherë, ndërsa disa prej tyre rezultojnë të skaduara por ende figurojnë në sistem. *** Gjetjet e KLSH tregojnë një realitet të hidhur për pacientët që po vuajnë nga tumori në Shqipëri. Gati gjysma e barnave që luftojnë një nga sëmundjet më të rënda, nuk janë importuar asnjëherë në vendin tonë. “Bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e barnave, rezulton se nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre ose në masën 46%, nuk janë...