Çapajev Gjokutaj: Sikur kishte më shumë emocione në rininë tonë…

Çapajev Gjokutaj: Sikur kishte më shumë emocione në rininë tonë…

Çapajev Gjokutaj Nga: Çapajev Gjokutaj Sikur kishte më shumë emocione në rininë tonë, psherëtiu Lilua.Municione edhe mbase, se shkonim në zbor, po emocione?!, qesëndisi Naqja. Në ferr dhe në diktaturë s’ka gjë të bukur, shtoi pas një çasti.Rinia jote paska qenë ferr! Puthja e parë nuk të ka bërë me flatra, se helbete puthje në diktaturë!, ironizoi Lilua.Nostalgjik do mbetesh tërë jetën, shtrëmbëroi buzët Naqja.Dogmatik ahere e dogmatik tani! – ia ktheu Lilua me të njëjtën monedhë – Më thuaj një njeri, që nga Adami e deri tek yt atë, ndjesë pastë, vetëm njëckë që s’ka ndjerë nostalgji për vitet e rinisë.E kot t’u thoshje se po flisnin për dy gjëra krejt të ndryshme. Kur emocionet kthehen në municione, bën mirë të ruash kokën.(Nga cikli...