Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U gjet i pajetë në Tale të Lezhës, 65-vjeçarin dyshohet se mund ta ketë goditur për vdekje një dem
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 65-vjeçarit Gjergj Tusha, i cili u gjet pa jetë në Tale të Lezhës. Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë aksidentale. Sipas burimeve nga grupi hetimor, vdekjen dyshohet t’i jetë shkaktuar nga goditja e një demi, i cili dyshohet se e ka përplasur në pemë. Ai ka marrë plagë në kofshë dhe në pupla. Ndërkohë pritet dhe përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.