Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ A do të ketë një emër për Tiranën? Nis mbledhjen Kryesia e PD
Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme. Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor. Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Kujtojmë se ende PD-ja nuk ka asnjë kandidat për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës.