Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sot sërish marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në ‘Pulse’
Shoqata Qytetare "16 Marsi 2025 Koçani" njofton për sot një protestë të re, të 25-të me radhë, "Marshimi për Engjëjt" e cila do të fillojë në orën 16:05. Prindërit dhe qytetarët do të marshojnë nga "Parku i Revolucionit" përmes Qendrës Tregtare dhe ndërtesës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike deri në Stacionin e Policisë. Nga atje, marshimi do të vazhdojë deri në Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë në Koçani. "Ky marsh është simbol i unitetit, dinjitetit dhe një zëri që kërkon përgjegjësi. Ia kushtojmë engjëjve që nuk do të harrohen kurrë dhe luftës për të vërtetën që ua kemi borxh. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht fesë, etnisë apo përkatësisë politike, të na bashkohen dhe së bashku të tregojnë se drejtësia për engjëjt tanë është...