Goditja e Call-Centerit mashtrues/ Një operator u mori qytetarëve 223 mijë euro, 770 telefonata në ditë

Goditja e Call-Centerit mashtrues/ Një operator u mori qytetarëve 223 mijë euro, 770 telefonata në ditë

Report Tv ka mësuar të tjera detaje në lidhje me Call-Centerin mashtrues në Tiranë që u godit nga Policia e Shtetit.  Sipas listave që ka sekuestruar policia në ambientet e këtij call-centeri, agjenti më i mirë kishte arritur t’u merrte qytetarëve 223 mijë euro, sikundër kishte dhe agjentë që nuk ishin shumë të aftë në mashtrim, pasi njëri ka arritur vetëm 3 mijë euro.  Gjithashtu, operatorët e këtij call-centeri kapnin në ditë deri në 770 telefonata me qytetarët e vendeve të BE-së, të cilët i mashtronin për të investuar në bursa fiktive.  Administratori i këtij call-centeri, Kejsi Pergjegji, është tashmë i arrestuar, së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Mësohet se Pergjegji e kishte pasur adresën e aktivitetit të tij në fushën e marketingut në Tiranë, në rrugën Panorama, pranë SPAK-ut.  Por në mars të vitit 2024, ka...