Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Të mençurit lënë pas vetes shkrime, e ata tjerët llafe, të cilat i merr era!
Nga Kim Mehmeti Mbamendje është ajo që mbetet e shkruar e jo ajo që na e rrëfejnë gjyshet tona. Andaj edhe është thënë se të mençurit lënë pas vetes shkrime, e ata tjerët llafe, të cilat i merr era apo dalëngadalë zbehen dhe e ndryshojnë të vërtetën. Edhe të vërteta për Ballkanin dhe ne shqiptarët në të janë ashtu siç ato shpeshherë janë përshkruar nga të tjerët. Për çka edhe ndodh që ne të habitemi pse intelektualët perëndimorë nuk i njohin të vërtetat tona, duke harruar se librat nga të cilat ata kanë mësuar për popujt e këtyre hapësirave, përfshi edhe shqiptarët, kryesisht janë të autorëve serbë. Andaj ne shqiptarët duhet të bëjmë çmos që ta desërbizojmë të vërtetën për Ballkanin dhe për shqiptarët në...