“Ju dua, më vjen keq”, momenti kur Sean ‘Diddy’ Combs dënohet me mbi katër vjet burg

“Ju dua, më vjen keq”, momenti kur Sean ‘Diddy’ Combs dënohet me mbi katër vjet burg

Tre muaj pasi u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe shantazhit, reperi dhe producenti amerikan Sean “Diddy” Combs është dënuar me mbi katër vjet burg nga një gjykatë federale në Manhattan. Vendimi u shpall të premten nga gjykatësi Arun Subramanian, i cili theksoi se “veprat e tij dëmtuan në mënyrë të pariparueshme dy gra”, duke refuzuar kërkesat e mbrojtjes për një dënim më të butë. Combs, 55 vjeç, u shpall fajtor për transportim për qëllime prostitucioni, por u lirua nga akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe shantazhit që mund t’i kishin sjellë dënim të përjetshëm. Në sallën e gjyqit, ai u tregua i qetë dhe pa emocione, por në një moment u kthye nga familja e tij...