Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Biseda për shitjen e snajperit: Telefonat e sekuestruar çojnë policinë te grupi i trafikut të armëve
Arrestimi i Roseljo Arifit, Jurgen Sucës dhe Segest Meti dy javë më parë po e çon policinë e shtetit në zbulimin e një grupi kriminal qe merret me trafikun e armëve të zjarrit. Burimet për “Ora news” bëjnë më dije se nga ana e hetuesve është bërë e mundur hapja e telefonit ku janë zbuluar disa biseda në rrjetin Signal. Efektivët e policisë kanë zbuluar se bisedat kishin të bënin me shitjen e armëve të zjarrit nga pistoleta turke dëri të një armë e kalibrit të madh siç është snjaper. I njejtin burim policor bën më dije se kominikimi ishte kryer nga nje prej personave të arrestuar me një shtetas për te cilën e kishte të shënuar me germen N. Ky I fundit interesohet për shitjen e snjaperit me vlerën e 12 mije euro. N: A po flet me ken me hek i sniper 10 mije euro thuju, 12 ti, 10 ma japin mu ...