Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Banorët të bllokuar nga dëbora në Bjeshkët e Javorrit, ‘ngecin’ ekipet e shpëtimit, vështirësi për hapjen e rrugës
Në orët e para të mëngjesit ekipet dhe mjetet shtesë të Bashkisë Tropojë janë nisur drejt Bjeshkës së Javorrit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Aktualisht ekipet kanë arritur deri në Qafën e Markofçes, ku po përballen me vështirësi të mëdha për hapjen dhe pastrimin e rrugës, e cila është e bllokuar në disa segmente si pasojë e stuhive të dëborës dhe erës së fortë. Rreth orës 07:30 ësht bërë i mundur kontakti me Arbër Sokolaj, i cili ka konfirmuar se gjendja e familjarëve të tij, të bllokuar nga dëbora, është e mirë dhe pa probleme shëndetësore.