Rama: Sigurimi për dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet me ligj për banesat dhe bizneset

Zjarret që lamë pas shkaktuan dëme të mëdha në banesa dhe në bujqësi e blegtori. 
Për këtë arsye, do të sanksionohet me ligj sigurimi i banesave por dhe bizneseve për mbrojtjen nga fatkeqësisht natyrore. 
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për transformimin e mbrojtjes civile. 
“Të gjithë duhet të marrin masa të përfshihen në skemën e  re sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, gjë që do ta sanksionojmë edhe në ligj. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk e ka një ligj të tillë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet, njësitë e biznesit që duhet të sigurohen”, u shpreh kryeministri.