Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditet Call Centeri/ Mashtronin qytetarët europianë të investonin në bursa. Pranga administratorit dhe një tjetri, e pësojnë 38 punonjës(VIDEO)
Zbulohet një call centre në Tiranë, që dyshohet se mashtronte përmes telefonatave qytetarë të vendeve të BE, duke i joshur që të investonin në bursa. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra administratori i këtij call centre, Kejsi Përgjegji dhe një tjetër person, të cilit iu gjet një shumë e madhe parash, Marjus Hysa. Ndër të tjera po hetohen penalisht 38 punonjës të këtij biznesi. NJOFTIMI I POLICISEFinalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS”. Operacioni u organizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Departamentin për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë operacionit, u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive. Në pranga u vu administratori i subjektit, ku u gjetën 65210...