Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Me armë me vete në makinë dhe nuk iu bindën Policisë për të ndaluar, arrestohen 2 persona në Fier
Dy persona mes tyre edhe një vajzë ka rënë në prangat e policisë pasi në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Të arrestuarit janë Gentjan Ndreko alias Gentian Selaci dhe Ana Pelanaj. Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë. Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Audi”, lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasditën e djeshme, në lagjen “Apollonia” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit...