Pushteti i parasë mbi drejtësinë, autorët e mikrokredive që zhvatën shqiptarët sfidojnë SPAK-un, të blinduar nga…

Skema e mashtrimit të mijëra shqiptarëve nga e ashtuquajtur banda e mikrokredive, ka vijuar edhe ditën e djeshme, datë 3 Tetor, në seancën e dytë paraprake. Gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi ka dëgjuar palët, ndërsa prokurori i SPAK, Ervin Kondili ka mbrojtur interesin e viktimave që përgjatë viteve janë zhvatur nga kompanitë mashtruese të mikrokredive. Në bankën e të akuzuarve dolën 15 personat e marrë të pandehur nga organi i akuzës dhe 31 persona që kanë rënë pre e mashtrimit, pavarësisht se në realitet numrat janë më mijëra. Raportohet për një fakt të padëgjuar më parë në analet e gjyqësorit shqiptar, se 15 të pandehurit e këtij procesi kanë 22 avokatë mbrojtës, ku 90% e tyre janë gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu.
Emra të njohur e të spikatur të gjyqësorit dhe të akuzës shqiptare ndër vite, të konvertuar në avokatë, janë vendosur si “mur” mbrojtës, për “bandën” e mikrokredive që shkaktoi mijëra viktima social-ekonomike por edhe viktima në jetë njerëzore, për dhjetëvjeçarin e fundit. Të akuzuarit nga SPAK dhe avokatët e tyre: 1- Elda Ibro pronare e MCA mbrohet nga av. Ardian Kalija, ish-gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë (i shkarkuar) dhe av. Shpëtim Kurti, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (i shkarkuar). 2- Arben Meskuti pronar i ZIG dhe Final mbrohet nga av. Besnik Muçi, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë (i shkarkuar) dhe av. Adam Jahja. 3- Alban Kote i ZIG, ADCA mbrohet nga avokatët Ilir Murati, ish-OPGJ, Prokuroria Tiranë (i shkarkuar) dhe av. Geri Murati (i biri). 4- Aldo Daka i STAR, FS mbrohet nga kryetari i Dhomës së Avokatëve, av. Maks Haxhia dhe ndihmësi i tij, av. Dritan Jahaj. 5- Albert Gega i ZIG, STAR mbrohet nga av. Zhylien Ristani. 6- Andis Gjoka, administrator i MCA, mbrohet nga av.
Përparim Kulluri, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë (i shkarkuar). 7- Vasil Bakallbashi, administrator i Final, mbrohet nga av. Ervin Metalla, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë (i shkarkuar) dhe av. Lauren Sheshi, bashkëshort i Blerona Hasës, aktualisht gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. 8- Yljana Sejfo, eksperte e pasurive të paluajtshme, mbrohet nga av. Adriatik Çama, ish-prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë (i shkarkuar), dhe av. Ardian Visha, ish-prokuror pranë Gjykatës së Lartë deri në vitin 2008. 9- Indrit Çuberi, i ADCA, mbrohet me av. Gridi Shehu. 10- Rigels Bejko, përmbarues privat, mbrohet me av. Andri Ymeri, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër (i shkarkuar). 11- Altin Vako, përmbarues privat, mbrohet nga av. Gerti Ymeri (vëlla i Andi Ymerit). 12- Helidon Xhindi, ish-përmbarues, mbrohet me av. Ardian Braho, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (i shkarkuar) dhe av. Liljana Gjomema, ish-prokurore (në pension), Prokuroria e Tiranës. 13- Lefter Canaj, ish-përmbarues, mbrohet me av. Ardian Braho. 14- Fatos Alimadhi me avokat Atmir Mane. 15- Roland Deda, ish-përmbarues, mbrohet me av. Julian Bajrami. 16- Endri Myftari mbrohet me av. Orgesa Serani