Dosja e ngjarjes së rëndë në Shkodër i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

Dosja e ngjarjes së rëndë në Shkodër i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për hetimet e atentatit që tronditi Shkodrën mëngjesin e 8 shtatorit, ku u vranë Armando Palit dhe Liridon Kraja (Lushi), teksa mbeti i plagosur shënjestra e atentatit Erogen Brajoviç, si dhe kamarierja Meri Kaceri. Dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për shkak se dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal. SPAK ka nisur tërheqjen e dosjes dhe pritet që brenda pak ditësh të marrin në pyetje autorin e dyshuar të masakrës, 28-vjeçarin Ragip Gila. Ky i fundit u kap ditën e atentatit, pasi Policia u vu në ndjekje të tij, pas ngjarjes kriminale. Gila ka deklaruar se atentatin e kreu pas një përplasjeje të mëparshme me Erogen Brajoviç. Megjithatë, dyshimet e hetuesve...