Nën petkun e bardhë të dëborës, pamjet magjepsëse nga Alpet shqiptare

Nën petkun e bardhë të dëborës, pamjet magjepsëse nga Alpet shqiptare

Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje mahnitëse nga Alpet shqiptare të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës që ka rënë gjatë dy ditëve të fundit. “Mirëmëngjes dhe nga madhështia e Alpeve Shqiptare, të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës, sjellë përmes “Wanderlust in Albania 2”, realizuar nga Bleron Caka, një nga fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të Foto & Video Reels, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama. Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me...