Sean “Diddy” Combs dënohet me mbi 4 vite burg në SHBA

Sean “Diddy” Combs dënohet me mbi 4 vite burg në SHBA

Reperi dhe producenti i njohur amerikan Sean “Diddy” Combs është dënuar me katër vjet e dy muaj burg pas një procesi gjyqësor të gjatë mbi akuza që lidhen me prostitucion dhe dhunë. Vendimi u shpall të premten, më 3 tetor, duke i dhënë fund një prej çështjeve më të bujshme të viteve të fundit në industrinë muzikore amerikane. Sipas vendimit të gjykatës, Combs, 55 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza të transportit me qëllim për t’u përfshirë në prostitucion. Çdo akuzë mbante një maksimum prej 10 vitesh burg, por gjykata vendosi një dënim total prej 50 muajsh. Kjo do të thotë se artisti do të qëndrojë pas hekurave për më shumë se katër vite. Megjithatë, juria e shpalli të pafajshëm për akuzat më të...